
Vëllai i Madh futi një zarf të kuq në shtëpi për Oltën, kjo pasi ajo fitoi sfidën e lojës me litar.
Në zarfin e bardhë që Vëllai i Madh futi në shtëpi në fillim të lojës, shpjegoi se, grupi fitues do të ketë një avantazh.
Grupi i Oltës fitoi përballë atij të Luizit, pasi Ermiona u shkëput nga litari, vetëm pak minuta pasi ra gongu.
Veprimi i Ermionës, që sipas saj ishte pa qëllim, u shoqërua me debate të shumta gjatë gjithë ditës.
Avantazhi që ka Olta, pasi fitoi këtë sfidë, do bëhet me dije në spektaklin e së shtunës.