Një ekip prej gjashtë anëtarësh të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të Kosovës janë nisur drejt Turqisë për t’i dal në ndihmë popullatës atje që është prekur nga tërmeti i fuqishëm i së hënës.
Kryetari i kësaj shoqate Mahir Hasani, dha detaje në një lidhje direkte për Klan Kosova.
Hasani tha se një nga arsyet e kësaj iniciative është se Turqia e ka ndihmuar Kosovën mjaft gjatë luftës.
“Ne në mënyrë simbolike kemi shprehur dëshirën tonë të shkojmë atje dhe me forcat tona sa i kemi për t’ju ndihmuar”, tha Hasani.
Tërmeti i së hënës tronditi Turqinë dhe Sirinë.Epiqendra e këtij tërmeti ishte provinca Gaziantep.
Fuqia e lëkundjes së tokës ishte 7.8 ballë.Deri më tani raportohet se numri i viktimave si pasojë e këtij tërmeti ka shkuar mbi 15 mijë.