![Qalaj thotë se ka zbritje të madhe të pagave: Drejtori i policisë i merr 500 euro pagë bruto më pak](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/A2BD32C7-E5B6-4512-AC8A-A010E93A95D1.jpeg)
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, po thotë se me Ligjin e ri për Paga, drejtorit të përgjithshëm të policisë i ulet paga bruto për 500 euro më pak.
Këto deklarata ai i ka bërë në RTV Dukagjini, ku ka ngritur pretendime se për shumë grada ka zbritje të madhe të pagave.
“Ka raste që në shumë njësi dhe në grada ka zbritje të madhe të pagave, ka bërë një zbritje të pagës për drejtorin e përgjithshëm, drejtori tani nëse i krahasojmë pagën bruto të kaluar dhe tani, i takojnë 511 euro pagë bruto më pak. Duke marrë parasysh…zëvendësdrejtori i merr 467 euro më pak, drejtori i departamentit 437, koloneli 274, nënkoloneli 169 e kështu me radhë. Policët e njësisë elite fit, ata i marrin 171 euro më pak.Është e papranueshme.” – ka thënë ai.
Qalaj tutje, vlerëson se ky koeficient është i parapranueshëm, pasi thotë se nuk siguron mirëqënie për punëtorët e sektorit publik.
Tashmë janë publikuar edhe rregulloret pë shtesat konfirm Ligjit të Pagave, me të cilat, siç raportoi Nacionale u shprehën të pakënaqur pikërisht Sindikata e Policisë së Kosovës.