![Lajçak: Më vjen mirë që Kosova tani e pranoi propozimin e BE-së](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/E1BF5457-634D-436A-A569-0326E580D8F5.jpeg)
Pranimi në parim i planit franko-gjerman apo planit evropian për normalizmin e marrëdhënive mes Kosovës dhe Serbisë, ka lumturuar emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak Tashmë janë paralajmëruar dhe takime të nivelit të lartë.
Duket se edhe Kosova edhe Serbia kanë pranuar planin franko-gjerman. Kështu të paktën ka lënë të kuptohet emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak ka paralajmëruar takime të nivelit të lartë teksa ka thënë se është i “lumtur” që Kosova “tani” pranoi planin franko-gjerman.
“Udhëtova në Prishtinë për të takuar kryeministrin @albinkurti dhe zv. kryeministrin @BislimiBesnik dhe në Beograd për të bërë të njëjtën gjë me @predsed Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi Propozimin në parim. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë.” – ka shkruar Lajçak në Tëitter.
Gjithasht, Lajçak menjëherë pas përfundimit të takimit, bëri të ditur se në takim me Kurtin janë përmendur edhe gjashtë pikat e tij për Asociacionin.
‘Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit, për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshje për normalizim të raporteve.” – ka thënë ai.
Lajçak nuk ka treguar ndonjë datë se kur mund të ketë takime të nivelit të lartë.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Lajçakun theksoi se Kosova e pranon propozimin e BE-së.
“Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe n
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi ka thënë se takimi me Lajçakun ka qenë i hapur, por nuk është përmendur nga ai planin franko gjerman.
Pas takimit, Vuçiq ka bërë të ditur se takimi me Lajçakun ka qenë i hapur dhe se ata janë angazhuar në diskutime miqësore për dialogun.
“Një bisedë e hapur dhe miqësore me Miroslav Lajçak. Kur them e hapur, e mendoj vërtetë. Më kuptuat të gjithë. Rroftë Serbia.” – ka shkruar Vuçiq.
Reagime për pranimin e planit
Pas deklaratës së Kurtit se pranojnë planin franko-gjerman, në Kosovë filluan reagime, duke thënë se Kurti nuk po i mban fjalët.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pyetur se ku mbetën kushtet e kryeministrit dhe kërkoi të di nëse të njëjtat janë plotësuar.
“Kryeministri Kurti sot deklaroi se e ka pranuar propozimin Franko-Gjerman, pa shpjeguar asnjëherë për qytetarët e Republikës së Kosovës se çka përmban ai propozim. Kështu, ai i dha drejtim një marrëveshje në fshehtësi, pa asnjë transparencë, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje të cilat i brengosin qytetarët tanë. Ku mbetën kushtet e tide? Cilat prej tyre u plotësuan e cilat jo? A janë përfshirë në këtë plan edhe kushtet e Serbisë? A është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe a është pjesë e saj edhe themelimi i Asociacionit? Mbi të gjitha, a përfshinë kjo marrëveshje njohjen e ndërsjellë?” – Krasniqi.
Ndërkaq, zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halili kërkoi transparencë nga Qeveria Kurti për propozimin, duke thënë se pranimin i planit tregon qasje personale dhe jo shtetërore.
“Transparenca nuk do të duhej të mbetet peng i vullnetit të partisë në pushtet, është e detyrueshme dhe obligative që Kryeministri të raportojë në Kuvend, para të zgjed Ndaj, deklarata e Kryeministrit që propozimi Franko – Gjerman është pranuar nga ana e tij tregon për një qasje personale e jo agjendë shtetërore, prandaj Qeveria është mbyllur hermetikisht për publikun dhe për pasojë po shkakton mosbesim e mëdyshje.” – ka shkruar ajo në Facebook.
Ndërsa, zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se Kurti po nuk po i mbanë fjalët e tide.
“Po besoj që po bindi tash, që Albini po i ndërrojka fjalët! Tash po i thotë PO planit franko-gjerman. Tik tak tik tak po i han fjalët.” – ka shkruar ai në Facebook.
Përveç opozitarëe edhe analystët e politikës reaguan ndaj pranimit të planit nga Kurti.
Mbetet të shihet se kur do të ketë takime të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë.