970×90
970×90

Memli Krasniqi: Populli i Kosovës është me Turqinë në këtë periudhë të rëndë

Memli Krasniqi: Populli i Kosovës është me Turqinë në këtë periudhë të rëndë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi e Siri.

Krasniqi u shpreh se ndajmë dhembjen me shtetin dhe popullin turk, duke shtuar se Populli i Kosovës është me ta në këtë periudhë të rëndë.

Mëngjesi i sotëm na gjeti me lajmin e hidhur që vjen nga Turqia, ku si pasojë e një tërmeti të fuqishëm kanë humbur jetën qindra qytetarë dhe qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar, ndërsa fshatra e qytete të shumta kanë pësuar dëme të paimagjinueshme. Në këto momente të vështira dhe tragjike, ndajmë dhembjen me shtetin dhe popullin turk. Presidentit Erdoğan dhe të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, u dërgoj ngushëllimet më të sinqerta. Populli i Kosovës është me ta në këtë periudhë të rëndë”, shkroi ai në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Related posts