
Ajola Xoxa dhe Erion Veliajpresin të sjellin në jetë një fëmije.
Ajola është në muajin e gjashtë të shtatzënisë së shumë pritur pas një kohe relativisht të gjatë martese.
Gjatë pritjes që Erion Veliaj ka pasur sot në Bashkinë e Tiranës me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman, ai ka folur për herë të parë në lidhje me shtatzëninë e bashkëshortes së tij.
“Në kohën e Skënderbeut mbilleshin pemë kur martohej një çift dhe kur lindnin fëmijët. Edhe unë do e nis këtë se e kam Ajolën në muajin e gjashtë të shtatzënisë. E kemi çun”, mësohet të jetë shprehur Veliaj.
Pritet që fëmija të vijë në jetë gjatë muajit tetor dhe sigurisht që është një ndër momentet më të shënuara për kryebashkiakun e Tiranës dhe bashkëshorten e tij.