
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka udhëtuar për në Uashington, ku do të merr pjesë në ceremoninë “Lutjet e mëngjesit”.
Haradinaj ka treguar se gjatë vizitës një javore pritet të ketë takime me Departamentin e Shtetit, Senat dhe Kongres.
“Sot, po e nisi një javë të vizitës sime në Uashington, ku do të qëndroj dhe do të marrë pjesë në ceremoninë “Lutjet e Mëngjesit”. Gjatë kësaj vizite do të kem një agjendë e cila do të përfshijë takime në Departamentin e Shtetit, Senat dhe Kongres, e po ashtu edhe takime tjera me institucione të rëndësishme.” – ka shkruar Haradinaj.
Ai gjithashtu ka treguat se ka takuar miqtë të vjetër të Kosovës, që sipas tij kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë zëri ynë në Amerikë.
“Ndjenjë e veçantë të takoj miqtë e vjetër të Kosovës, znj. Nancy Y. Bekavac, anëtare e Bordit të Universitetit Amerikan (AUK) dhe Shaun Burn, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë zëri ynë në Amerikë. Me këtë rast, i falënderova për gjithë kontributin e tyre që kanë dhënë me dekada, në veçanti për miqësinë dhe besimin e tyre në Kosovë. Kosova asnjëherë nuk duhet të harrojë që aleanca me ShBA-të është e përjetshme dhe duhet të mirëmbahet me punë, komunikim të sinqertë dhe bashkëpunim të vërtetë.” – ka shkruar ai.