
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai është ftuar të marrë pjesë në takimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit ku marrin pjesë qindra liderë, deputetë e diplomatë nga gjitha vendet e botës, si dhe kongresmenë, senatorë e zyrtarë të lartë të shtetit amerikan
Udhëtimi i Haradinajt lidhet direkt me dialogun Kosovë- Serbi dhe se ish kryeministri I Kosovës do të ketë takime të nivelit të lartë.
Nga burime brenda Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite, Haradinaj pritet të zhvillojë edhe takime të tjera në Departmentin Amerikan të Shtetit si dhe me kongresmenë e senatorë amerikanë.
Haradinaj disa herë në paraqitjet e tij publike ka përkrahur planin franko gjerman të cilin ai e ka quajtur si plan të SHBA dhe NATO e ku sipas tij në këtë dokument parashihet edhe njohja e Kosovës nga Serbia.
Disa herë i ka bërë thirrje kryeministrit aktual të Kosovës Albin Kurti që ta pranojë këtë plan duke thënë se SHBA dhe BE janë ‘lodhur’ nga politika që po ndjek Kurti karshi këtij plani.