Ende nuk dihet motivet që çuan në plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë nga një person. Dorasi është identifikuar nga ana e zyrtarëve policor, megjithkëtë, ai ende nuk është kapur nga hetuesia.
Mediat tashmë kanë nisur me publikimin e fotografive ku shihen viktimat e shtrira në tokë rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë.
Policia për Nacionalen kanë konfirmuar rastin. Nga PK kanë thënë se të plagosurat janë dërguar për tretman mjekësor.
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, rasti ka ndodhur në orën 11;45 ku edhe mënjëherë pas marrjës së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet tutje në përgjigjien e policisë.