
Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka reaguar lidhur me modifikimet që i janë bërë propozimit franko-gjerman për një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Tahiri ka thënë se atij plani çdo ditë po i shtohet nga një pikë, por jo edhe njohja reciproke.
Sipas saj kjo gjë tregon dobësinë e Qeverisë së Kosovës.
“Planit franko-gjerman çdo ditë po i shtohet nga një pikë, por nuk iu shtua pika e njohjes reciproke. Kjo tregon dobësinë e Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.