Për sot në vendin tonë janë paralajmëruar katër ngjarje.
Një ndër më të rëndësishmet është protesta e organizuar nga fëmijët e dëshmorëve kundër deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti për ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq.
Kjo protestë fillon në ora 12:00.
Më poshtë gjeni të gjitha ngjarjet:
– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takhet me përfaqësues të Shoqatës HANDIKOS lidhur me rëndësinë e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
– Lëvizja FOL mban diskutimin “FOL Hapur” me Komisioneren për Informim dhe Privatësi znj. Krenare Sogojeva – Dermaku. (zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)
– Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)
– Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbajnë protestë kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Olivier Ivanoviq. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)