
Janë disa qytete të Kosovës që janë goditur më së rëndi nga të reshurat atmosferike, të cilat janë rënduar gjatë ditëve të fundit. Një nga këto qytetet e vërshuara si pasojë e shiut të rëndë është edhe Mitrovica e Jugut, por edhe ajo e Veriut.
Në pamjet që ka botuar Mitropol, një gazetë lokale nga qyteti i minatorëve, shihet qyteti i vërshuar i Mitrovicës. Madje edhe lumi Ibër tashmë është mbushur plot, por edhe pjesë të tjera të këtij qyteti ikonik të Kosovës.

Në pamjet e publikuara nga ministri Armend Mehaj, shihet intervenimi i FSK-së për të larguar qytetarët që kanë mundur të rrezikohen nga vërshimet.
E Instituti Hidrometrologjik i Kosovës ka alarmuar për mundësinë e vërshimeve edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“Nuk përjashtohet mundësia të kemi vërshime në shumë vende, kryesisht në pjesën veriore, veriperëndimore dhe perëndimore të Kosovës.” – njoftoi dje IHMK.