970×90
970×90
970×90
970×90

Pal Lekaj: Shteti është kanosur nga një problem edhe më i madh se sa 53 milionëshi, shkaku i papërgjegjësisë së Lutfi Zharkut!

Pal Lekaj: Shteti është kanosur nga një problem edhe më i madh se sa 53 milionëshi, shkaku i papërgjegjësisë së Lutfi Zharkut!

Për dëmin 53 milionësh ndaj buxhetit të shtetit, para këto të cilat i ka kërkuar kompania “Bchtel&Enka” si dënim për shkak të vonesës në pagesa për autostradën “Arbën Xhaferi,” ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj përgjegjësinë ia ka hedhur ministrit paraprak Lutfi Zharku. Kjo pasi që sipas Lekajt, ky dëm i thesarit të shtetit nuk do të bëhej nëse ish-ministri Zharku do t’i kryente detyrimet financiare në kohë ndaj kompanisë në fjalë.

Leka, ka theksuar për “Gazeta Blic” se buxheti shtetëror ka rrezikuar të dëmtohet edhe më shumë shkaku i papërgjegjësisë ndaj kompanisë “Bchtel&Enka”, e cila sipas tij ka mundur edhe ta ndërprejë projektin për autostradën.

Nëse e ka menduar e ka tentuar të më takoj pse nuk ka kërkuar asnjëherë që kjo të ndodh. Tani komentet mund të jenë gjithçfare, të gjithë e luajn rolin e ekspertit, por askush nuk është marr me çështjen në thelb, si pasojë e kujt dhe për çka kemi ardh deri në situatën që të rrezikojmë të përfundojmë në një proces arbitrazhi që për mendimin tonë do të ishte fatal për buxhetin e shtetit. Pra të gjithë ata që janë interesuar për temën në fjalë e kanë patur rastin ta thonë të tyren dhe jo tani të bëhen të tilla lojra sa për një grusht votash, sepse ne jemi të vetëdijshëm dhe aspak nuk jemi të lumtur për vendimin që na është dashur të marrim, por nuk kemi patur ka t’ia mbajmë sepse, ndryshe do të nderpritej projketi, pra lidhja e Kosoves me koridorin 6 dhe poashtu do të rrezikohej edhe më tepër buxheti i vendit”, tha ai për “Gazeta Blic”.

Ministri aktual i Infrastrukturës pohon se Zharku gjatë kohës sa ka drejtuar këtë ministri ka pasur mundësi të paguaj obligimet financiare ndaj kësaj kompanie, për të mos i shkaktuar dëme më të mëdha buxhetit të shtetit.

Ish Ministri e ka patur rastin që atë 14 milionëshin e famshëm të mos i jep rastin të bëhet 63 (që më pastaj pas negociatash të pandalshme është ulë në 53 milionë, e që rrjedhimisht do të jetë 45, sepse 18 % TVSH indirekt do t’i kthehet prapë buxhetit të shtetit) kur ka qenë në vendin ku jam unë sot, nuk ka ndërmarr asgjë dhe tani më së paku ka të drejt të thotë gjera të tilla që kinse unë i paskam ik ndonjë takimi eventual me te”, u shpreh ai.

Tutje, Lekaj ka deklaruar se me miratimin e vendimit për dhënien e 53 milionë eurove kompanisë “Bchtel&Enka”, kanë zgjeidhur një problem si dhe e kanë shpëtuar vendi nga “një problem edhe më i madh që i është kanosur”, siç i shpreh ai.

Në anën tjetër, ish-ministri Zharku deklaroi sot për “Gazeta Blic” se ministri Lekaj nuk e ka konsultuar asnjëherë për marrëveshjen me “Bechtel Enka”

Megjithatë ai pohon, ta ketë pyetur Lekajn dhe Qeverinë se si ndodhi që kjo shumë të shkoi në 53 milionë,nga 14 sa ishin marrë vesh me kompaninë amerikano- turke për 14.7 milionë.

“Hill Internacional ka vërtetuar që është kontraktuale, që të paguhet shuma prej 14.78 milionë euro, e cila përbehet nga 1 milionë euro në muaj, e që i bjen për 11 muaj e 20 apo 21 ditë, janë 11 milionë e 200 mijë euro. Kostoja e shtyrjes së garancionit të performances, që është 1 milionë e 200 mijë nëse nuk gaboj, që ka qenë 12 milionë e 500 mijë e gjitha. I shtohet edhe TVSH, dhe gjithsej bëhen 14 milionë e 7800 mijë, kjo është shuma që është aprovuar në shtator të vitit 2017. Natyrisht ne nuk e kemi përcjellë në Qeveri, që të aprovohet kostoja shtesë, e cila ishte kosto shtesë e kontraktume nga Qeveria e kaluar”, ka thënë Zharku.

Related posts