
Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po bëjnë thirrje ndaj qytetarëve që t’i mbajnë maskat në ambientet e mbyllura.
Përmes rrjeteve sociale nga IKSHPK theksojnë se fillimi i vitit ka shënuar rritje të rasteve të reja me COVID, por fatmirësisht nuk kanë regjistruar asnjë rast fatal.
“Fillim viti ka shënuar rritje të rasteve të reja me COVID, por fatmirësisht nuk kemi te regjistruar asnjë rast fatal. IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.”- thuhet në njoftimin e tyre.