Një qytetar, nëpërmjet fotografive, ka demonstruar gjendjen e mjerueshme të laboratorit të Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Zyra e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës tha për KALLXO.com se gjendja është e përkohshme.
“Për shkak të rrënimit të hapësirave të ambulancave specialistike për lirimin e ndërtimit të Klinikës së re të Kirurgjisë së Fëmijëve, ambulancat specialistike dhe laboratori përkohësisht janë vendosur në hapësira të improvizuara” thotë SHSKUK.
Sipas tyre, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë do të investojë për renovim të hapësirave tërsishme aty meqë hapësira pritet të jetë vend për ambulanca specialistike.