
Pas më shumë se 3 muaj, Qeveria e Kosovës ka dhënë sinjale pozitive për furnizimin e pasaportave
Ministria e Punëve të Brendshme, që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se në fund të janarit pritet të filloj furnizimin me material.
“Me ketë rast Ministria e Punëve të Brendshme shprehë keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështje”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie për Indeksonline.
Ndryshe, për mungesën e materialit të pasaportave kishte reagime të shumta nga partitë opozitare si dhe nga shoqëria civile.