970×90
970×90

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një 37 vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një 37 vjeçar

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sonte në një lokal Prishtinë.

Si pasojë e këtyre të shtënave një person është plagosur.

Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës, Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.

Policia njofton tutje se hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Related posts