970×90
970×90
970×90
970×90

Nëna mbyt foshnjën në lumin Kir, reagon psikologia Lekli: Shoqëria shqiptare është në kulmin e një depresioni social, urgjente nevoja për një strategjie humanizuese!

Nëna mbyt foshnjën në lumin Kir, reagon psikologia Lekli: Shoqëria shqiptare është në kulmin e një depresioni social, urgjente nevoja për një strategjie humanizuese!

Nga Marsela LEKLI, psikologe 

Shoqëria shqiptare është në kulmin e një depresioni social pa rrugëdalje. Rasti i raportuar sot nga mediat, ku një nënë 32 vjecare nëna hedh foshnjën e saj një javëshe në lumë, përvecse një krim monstruoz, është dëshmi e qartë e krizës sociale që ka  mbëthyer shoqërinë tonë në një spirale të frikshme.

Kjo e sotmja është një këmbanë alarmi për ndërhyrje të mënjehershme të të gjithë faktorëve, pasi kjo tipologji krimesh është e llahtarshme dhe dëshmon se format e krimit në shoqërinë shiptare kanë dalë jashtë njerëzores.

Kemi nevojë urgjente për një lloj strategjie humanizuese, për të kthyer përmasat humane në shoqërinë shqiptare, e cila me këto akte tronditëse tregon se është e mbërthyer nga një krizë e fortë mungese besimi, mbështetjeje dhe sigurie.

Related posts