970×90
970×90

Kosovës afër që t’i ikë edhe një futbollist i ri, Agon Sadiku grumbullohet me Finlanden

Kosovës afër që t’i ikë edhe një futbollist i ri, Agon Sadiku grumbullohet me Finlanden

Agon Sadiku, futbollisti që u paraqit në dy ndeshje me Kombëtaren e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar, është grumbulluar te Kombëtarja A e Finlandës.

Futbollistët e grumbulluar stërvitën tre herë në Helsinki përpara se udhëtonin drejt Portugalisë të enjten, atje ku do të vazhdojnë me kampion stërvitor – shkruan GazetaExpress.

Finlanda atje do të zhvillojë edhe dy ndeshje; kundër Suedisë dhe Estonisë, në të cilat pritet të paraqitet edhe Agon Sadiku.

Sulmuesi nga Kosova u paraqit në dy miqësoret e “Dardanëve” në nëntor, kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe, por tani nuk dihet nëse do të paraqitet më për shtetin tonë.

19-vjeçari ka pranuar se është bindur nga përzgjedhësi i Finlandës, Markku Kanerva, për t’iu bashkuar Kombëtares finlandeze.

“Ne folëm me Markkun. Do të shoh si do të jetë dhe më pas do të marr një vendim përfundimtar (për përfaqësimin e kombëtares). Dhe siç thashë, ishte pak konfuze dhe nuk kalova mirë atje (në Kosovë), dhe Marku kishte një plan vërtet të mirë për të ardhmen time. Kështu që tani i besoj atij” u shpreh Sadiku.

Agon Sadiku është pjesë e skuadrës nga elita e futbollit finlandez, Honka.

Related posts