970×90
970×90
970×90
970×90

Weber skeptik: Vështirë që mund të ketë marrëveshje mes Kosovës e Serbisë këtë vit

Weber skeptik: Vështirë që mund të ketë marrëveshje mes Kosovës e Serbisë këtë vit

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e DemokratizimitBerlin, ka folur rreth zhvillimeve të fundvitit që lamë pas.

Sipas tij, vënia e barrikadave, përkundër heqjes së mëpasshme, pritet të luajnë rol negativ sa i përket dialogut, respektivisht marrëveshjes finale.

Weber shton se një atmosferë e tillë, siç e etiketoi ai, e nxehtë, mund të jetë faktor që të ndodhë ndonjë incident.

Tutje, njohësi i zhvillimeve komentoi edhe çështjen e njohjes, duke thënë që nëse marrëveshja e përfolur i paraprinë njohjes, ashtu si është proklamuar, dhe duke parë diskursin zyrtar në Serbi, përfshirë edhe terrenin, atëherë vështirë të ndodhë.

“Në një atmosferë të tillë të nxehtë gjithmonë ekziston rreziku se mund të ndodhë ndonjë incident, i cili më pas mund t’i përshkallëzojë gjërat. Më duhet të them se nëse pritet një marrëveshje – ashtu siç është e njohur tash, si një marrëveshje e ndërmjetme, që çon deri tek ajo përfundimtare që shkon larg, deri te njohja e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi – atëherë, sipas meje kjo do të kërkonte një përgatitje krejtësisht tjetër të terrenit në Serbi. Nëse e krahasojmë me atmosferën e sotme dhe narrativin zyrtar, atëherë e shohim pikërisht të kundërtën”, ka thënë Weber për RFE.

Është interesant fakti se ai përmendi edhe një skenar, rreth asaj se si gjërat mund të ndikohen edhe nga përfundimi i luftës në Ukrainë.

Sipas Weber, me humbjen potenciale të Rusisë, Perëndimi do të ishte në pozitë tejet të favorshme për t’i bërë presion Vuçiqit që të pranojë marrëveshjen finale, nëse jo njohjen reciproke.

Mund të kemi një skenar, në të cilin, praktikisht, me humbja e Rusisë së Putinit, Perëndimi do të ishte një pozitë shumë më të fuqishme përballë Serbisë, ndaj regjimit të [presidentit serb, Aleksandar] Vuçiqit dhe mbase kjo do të ishte një bazë shumë më e mirë që të shkohet, jo drejt një marrëveshjeje të ndërmjetme, por që të kërkohet një marrëveshje përfundimtare”, pohoi Weber.

Marsi

Marsi parashihej si fundi i pritjes dhe marrëveshjes së madhe.

Madje, pikërisht në 23 nëntor, kur Kosova e Serbia u pajtuan për çështjen e targave, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti kishte deklaruar që marrëveshja respektive i hap dyert intensfikimit të dialogut dhe gjetjen e gjuhës së përbashkët për mbyllje të marrëveshjes pas afër dy muajve.

Gjithsesi, mbetet të shihet. Krerët shtetërorë, si Kurti, ashtu edhe Vuçiq kanë deklaruar se dialogu pritet të jetë temë kyçe edhe këtë vit, porse edhe më tutje nuk dihet se kur do të jetë takimi i radhës.

Ajo çka dihet, është se në Beograd, javën e ardhshme do të zbarkojë Këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Related posts