970×90
970×90

5 arsye pse ju rekomandoj “Hotel Unik” në Tiranë

5 arsye pse ju rekomandoj “Hotel Unik” në Tiranë

Nga: Alban Miroci

Për ne kosovarët Shqipëria është si copë e zemrës dhe kur jemi në vendin e shqiponjave të cilin e vizitojmë shumë shpesh, atëherë destinacioni i parë është Tirana, ku knaqemi, ç’lodhemi me çdo gjë të bukur shqiptare që e ofron ky qytet europian.

Por, për të kaluar në nivel tjetër të pushimit atëherë, “Gazeta Projekti” sjell 5 arsye kryesore pse duhet të vizitohet Hotel Unik.

  1. Stafi: Është i mrekullueshëm ku nga fillimi i paraqitjes në recepcion, shihet një energji pozitive me mikrprijte fantastike, aty e kupton se keni të bëni me një profesionalizëm dhe një vend vërtet unik.
  2. Vendosja e Hotelit: Hoteli është i vendosur në njërin nga vendet më ideale të qytetit, pikërisht në zonën e bukur të Tiranës afër liqenit, ku pas një pushimi të mirë ju mund ta frekuentoni liqenin ne këmbë për pak sekonda, po ashtu edhe qendrën e qytetit që tani dihet botërisht se liqeni është afër qendrës.
  3. Dhomat: Projektimi i dhomave në këtë Hotel është i dizajnuar në atë mënyrë sa të jap një relaksim komplet ndryshe pas një dite pune apo shëtitje në Tiranë, nga shtrati, pastërtia, banjo e modifikuar në dy pjesë, hapësira e madhe në dhomë që të jap një frymë të lirë e deri tek mini-bari i cili është i mbushur plotë me të gjitha llojët e pijeve, ju bënë të ndiheni si një kampion.
  4. Restauranti: Sigurisht, është një Restaurant mbresëlënës i hotelit, ushqim i mirë i përgaditur me detaje dhe pastërti e nivelit të lartë.
  5. Pamja nga dhoma: Kur jeni në një Hotel, padyshim ju intereson edhe pamje kur e hapni dritarën dhe pikërisht Hotel Unik e ofron një panoramë tillë më së mire sepse gjindeni përballë liqenit piktoreskë të Tiranës. 

 

Related posts