
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se ideja e ndarjes së Kosovës nuk ka qenë e ish-presidentit Hashim Thaçit, por akuzon kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
“Idenë e ndarjes së Kosovës nuk e ka sjellë Hashim Thaçi, por Edi Rama”, ka thënë Hasani në “Pressing” të T7.
Po ashtu, Hasnai thotë se ideja ka pasur qëllim edhe për t delegjitimuar Hashim Thaçi.
“Unë kam besu edhe sot besoj që ajo ide ka pas delegjitimin e Hashim Thaçit që kur të shkon në Speciale mos me ju dhimbtë kërkujt”, ka deklaruar Hasani.
Po ashtu ai ka folur edhe për takimin e Thaçit me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Rama me Vu֛çiqin kanë besu që mundet me kriju një momentum, kështu ka ardhur edhe takimi i Thaçit me Putinin”.
Këto deklarata Hasani i ka dhënë teksa fliste për analizën e krye-akademikut, Mehmet Kraja i cili në emër Akademisë së Shkencave dhe Arteve publikoi një analizë që është kritikuar në opinion.
Hasani ka deklaruar po ashtu se pos përmbajtjes analiza nuk ka pasur as metodologji.