970×90
970×90
970×90
970×90

Paratë: Komunikimi interesant mes Ischingerit dhe Duffit – A do vërtet Serbia të hyjë në BE?

Paratë: Komunikimi interesant mes Ischingerit dhe Duffit – A do vërtet Serbia të hyjë në BE?

Një komunikim interesant është zhvilluar në rrjetin social Twitter mes dy diplomatëve të famshëm: Wolfgang Ischinger dhe Andrew Duff.

Ischinger me anë të një postimi shprehu shqetësimet e tij për rritjen e tensioneve në veri të vendit. Ai u shpreh se veprimet dhe roli i BE-së ishte urgjent.

“A është Serbia e ndërgjegjshme se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovë, do ta bënte pranimin e mëtejmë në BE të pamundur?” – shkroi z. Ischinger.

Por, Andrew Duff, politikani britanik që kishte qenë anëtar i Demokratëve Liberalë dhe kishte shërbyer si eurodeputet, u përgjigj me një kundërpyetje: “Çka të bën të mendosh për një moment se Vuçiqi dëshiron t’i bashkohet BE-së?”

Ndërkohë, përgjigja e Ischingerit ishte mjaft interesante: “Paratë!”

Megjithatë, Duff po ashtu pati një replikë duke shkruar: “Ai ka të tjera burime (financimi)…”

Më poshtë e keni gjithë komunikimin:

0404

Related posts