
Një i mitur është arrestuar të premten para orës 16:00, në oborrin e shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, të miturit i është sekuestruar një thikë.
“Pas pranimit të informatës për persona të dyshuar në oborrin e SHF ‘Dardania’, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar të dyshuarin, mashkull kosovar i mitur, tek i cili gjatë kontrollit, është gjetur dhe sekuestruar një thikë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.