
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte ka qëndruar në Prizren, shkruan Gazeta Projekti.
Atje, Haradinaj është takuar edhe me shumë qytetarë ku edhe ka shkëmbyer foto dhe biseda.
Lajmi i plotë nga Haradinaj:
Për mua dhe për Aleancën, Prizreni ka rëndësi të veçantë. Përpos vlerave historike, Prizreni është qendër e vlerave të njerëzve të mirë e të zotë, intelektualë e sipërmarrës të dëshmuar.
Me kryetarin e degës, Besnik Krasniqi dhe kolegë të tjerë, kishim kënaqësinë që sonte në Prizren ta përjetojmë atmosferën festive që po mbizotëron me rastin e festave të fundvitit dhe njëkohësisht të bashkëbisedojmë me qytetarë prizrenas.
Kryetarin Krasniqi dhe strukturat e degës, i falënderova për vizionin dhe përkushtimin për të vazhduar punën në fuqizimin e Aleancës.
I urova suksese në vitin 2023, me shpresë që ky vit të jetë më i mirë për familjet tona.