
Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka folur për situatën në veri të Kosovës duke thënë se “është ende shumë e tensionuar” dhe se “mjafton një ndeshje për t’i vënë flakën gjithçkaje”.
Vuçeviq në Kurir ka vazhduar propagandën duke thënë se “është e qartë se po bëhet një luftë shumë perfide për t’u bërë të ditur serbëve se nuk janë të mirëpritur në Kosovë”.
“Qytetarët duhet ta dinë se Serbia do të qëndrojë konsekuente me marrëveshjen politike për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por se ne kurrë nuk do të lejojmë ndonjë ‘Stuhi’ të re”, ka thënë Vuçeviq.
Ai ka thënë se Serbia do të “mbetet e vendosur dhe këmbëngulëse” në kërkesën e saj për kthimin e trupave serbe në Kosovë.