
Një person është lëndua si pasojë e një aksidenti mes tre veturave në rrugën Pejë-Deçan, përkatësisht në fshatin Strellc të Epërm.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën Pejë-Deçan, fshati Strellc i Epërm dhe janë përfshirë tri vetura, kurse një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësorë. Në vendin e ngjarje kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës”, tha Gashi.
Ai tha me tej se njësitet policore janë duke u marrë me rastin.