970×90
970×90

KFOR: Aktualisht po e shqyrtojmë kërkesën e Serbisë për vendosjen e trupave në Kosovë

KFOR: Aktualisht po e shqyrtojmë kërkesën e Serbisë për vendosjen e trupave në Kosovë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është dekluar rreth kërkesës së Serbisë për dislokimin e trupave ushtarake serbe në Kosovë, të cilën kërkesë e shtroi dje tek KFOR-i.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, KFOR-I tha se janë duke e shqyrtuar një kërkesë të tillë.

Aktualisht jemi duke e shqyrtuar” – deklaroi KFOR-i për REL, transmeton Nacionale, duke theksuar se ata janë jashtëzakonisht vigjilent.

KFOR vazhdon të jetë jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë të përmbushë misionin e tij që derivon nga Kombet e Bashkuara”, shtoi ky mision.

Ndryshe, ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se do t’i drejtohen KFOR-it për dislokimin e ushtarëve serbë në Kosovë pas tensioneve në veri, duke thënë se KFOR-i nuk po e kryen mirë detyrën.

Ne u dakorduam sot për tekstin që t’i dërgojmë një kërkesë komandantit të KFOR-it, në përputhje me Rezolutën 1244, për të siguruar dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës, dhe vendimi i Qeverisë [për këtë çështje] do të merret të hënën ose të martën”, deklaronte Vuçiq gjatë një konference për media.

Ndërsa dje, Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që t’i drejtohet edhe zyrtarisht KFOR-it për çështjen e kthimit të ushtarëve serbë. Këtë hap e konfirmoi vetë presidenti serb Vuçiq, që siç raporton N1, vendimi u mor në mbledhjen e mbajtur dje.

Madje, thuhet që vendimi ishte unanim dhe se palët u pajtuan që i njëjti në formë elektronike të dërgohet të enjten, kurse me datë 16 dhjetor, pra sot, të mbyllen edhe çështjet administrative.

Megjithatë presidenti serb deklaroi se nuk pret që kjo kërkesë të pranohet, duke thënë se e njëjta do të refuzohet.

Për çështjen e zbarkimit të ushtrisë serbe foli edhe Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor. Ai dha garanci të forta të sigurisë për Kosovën. Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë (REL), Escobar i komentoi deklarimet e Serbisë rreth kërkesës së saj për rithkimin e ushtrisë serbe në Kosovë.

Ai tha se ShBA nuk e pret një rithkim të ushtrisë së Serbisë, duke theksuar se e kundërshton një gjë të tillë në mënyrë kategorike.

Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht, e hedhim poshtë kategorikisht. Nuk e mbështesim këtë fare. Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” – deklaroi z. Escobar në intervistën për REL.

E pyetur nga intervistuesja se si do të ishte veprimi i ShBA-së nëse do të ndodhte një gjë e tillë, z. Escboar ishte qartazi i prerë.

E para, këtë nuk e pres. E dyta, po e përsëris, Kosova ka garanci të forta sigurie nga ShBA-ja, të manifestuara përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR.” – tha tutje ai.

Related posts