
Krasniqi: Sot UÇK-ja u dënua për vrasjet që i bëri ushtria e Serbisë

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka reaguar ndaj dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale.
Në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se sot UÇK-ja është dënuar për vrasjet që i ka bërë ushtria e Serbisë në Kosovë.
Sipas tij, populli i Kosovës mendon ndryshe.
“Në emër t’popullit t’Kosovës, UÇK-ja po dënohet si ndërmarrje kriminale. Në emër t’popullit t’Kosovës, sot UÇK-ja u dënua për vrasjet që i bëri ushtria e Serbisë. Është koha me tregu që populli mendon ndryshe!”, ka shkruar Krasniqi.
Salih Mustafa është dënuar nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim.