970×90
970×90

Të premten Serbia i drejtohet KFOR-it për zbarkimin e 1000 trupave në Kosovë

Të premten Serbia i drejtohet KFOR-it për zbarkimin e 1000 trupave në Kosovë

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që t’i drejtohet edhe zyrtarisht KFOR-it për çështjen e kthimit të ushtarëve serbë.

Këtë e konfirmoi para pak çastesh Aleksandar Vuçiq, që siç raporton N1, ky vendim doli nga mbledhja e fundit e qeverisë serbe.

Madje, thuhet që vendimi ishte unanim dhe se palët u pajtuan që vendimi në formë elektronike të dërgohet sonte në mbrëmje, kurse nesër në mëngjes të mbyllen edhe çështjet administrative.

Se do të bëhet kjo kërkesë, është bërë e ditur pak ditë më parë nga kryenegociatori Petkoviq.

Megjithatë, Zëvendës Ndihmës-Sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ka shtuar se nuk e mbështesin aspak “kërkesën” e Serbisë për zbarkimin e 1000 trupave në Kosovë.

Ai shtoi se ShBA-ja nuk e mbështet fare një kërkesë të tillë dhe se si çdoherë do të jetë garancë për Kosovën.

“Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht, e hedhim poshtë kategorikisht. Nuk e mbështesim këtë fare. Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” – tha ai.

Rezoluta 1244

Rezoluta 1244, e miratuar në vitin 1999, ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake. Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare tranzitore dhe mbikëqyri tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova.

Neni 4 vërteton se pas tërheqjes, një numri të personelit ushtarak dhe policor, jugosllav dhe serb, do t’i lejohet kthimi në Kosovë, për t’i ushtruar funksionet në përputhje me aneksin 2.

Neni 6 i aneksit 2 përmend funksionet e mëposhtme:

Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimi/pastrimi i fushave të minuara; mbajtja e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtja e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare.

Related posts