Princeshës Diana i është kushtuar edhe një këngë prej këngëtarëve tanë.
Është Ledri Vula dhe Lyrical Son që kanë sjell këngën e radhës për tregun muzikor shqiptar.
Dyshja ka vendosur që t’i kushtojnë disa vagje princeshës së ndjerë britanike, i cili ndërroi jetë pas një aksidenti komunikacioni në vitin 1997.
Ledri dhe Lyrical Son kanë shkruar tekstin e këngës ndërsa është prodhuar prej BigBang (REDBOX Entertainment).
Ky projekt vjen pak ditë pasi Princi Harry i dha fund beqarisë me Meghan Markle, ish-aktoren e cila bëri bujë në shtëpinë mbretërore, ashtu siç bëri Diana, me stilin e jetës së saj ekstravagant.
Ndryshe, dyshja ndaras do të sjellin këngë të tjera gjatë vitit në vijim.