Kryetari i partisë Nisma, Fatmir Limaj, ka njoftuar se sot ka qëndruar në Hagë, për t i vizituar ish krerët e UÇK-së.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se asnjëherë nuk e ka menduar që do të kthehet në Hagë për t’i vizituar krerët e UÇK-së, sepse ka qenë i bindur që është luftëtari i fundit që futet dhe del nga kjo ndërtesë.
Ketë vizitë Limaj, e bëri në 17 vjetorin e lirimit të tij nga ky Tribunali i Hagës.
“Emocion i veçantë që pikërisht në 17-vjetorin e lirimit tim nga Tribunali i Hagës t’i vizitoj bashkëluftëtarët e mi që ndodhen në objektin pas meje. Asnjëherë nuk e kam menduar që do të kthehem këtu për t’i vizituar krerët e UÇK-së, sepse kam qenë i bindur që jam luftëtari i fundit që futëm këtu dhe që dal nga kjo ndërtese.”, ka deklaruar Limaj.
Ai ka thënë se bashkëluftëtarët e tij të cilët ndodhën në Hagë, e dinë se aty nuk janë për çështje personale, por për të zhvilluar betejën e fundit për pavarësinë e Kosovës.
“Kështu që, beteja në Hagë nuk është betejë personale as e Hashim Thaçit, as e Jakup Krasniqit, as e Kadri Veselit, as e Rexhep Selimitdhe të tjerëve, por përmes tyre, është betejë për Kosovën!”, deklaroj Limaj.