
Mediumi serb në Kosovë, “Kosovo Online” raporton se në Zubin Potok, saktësisht në Zupç, mbrëmjen e sontme është vendosur edhe një barrikadëtjetër.
Siç mëson ky medium nga banorët e kësaj komune, kjo barrikadë është vendosur për siguri të qytetarëve për shkak të pranisë së pjesëtarëve të Njësive Speciale.
Ditë më parë u ngritën barrikada në disa vende në veri të Kosovës në shenjë proteste kundër arrestimit të Dejan Pantiqit në Jarinje.
Në anën tjetër kujtojmë faktin se Gabriel Escobar, Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit ka deklaruar se është çështje ditësh kur barrikadat do të hiqen.