970×90
970×90

“Ka punuar me Angela Merkel”, Rama prezanton këshilltarin për ekonominë dhe financat

“Ka punuar me Angela Merkel”, Rama prezanton këshilltarin për ekonominë dhe financat

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Lars-Hendrik Röller do të jetë tashmë këshilltar i kryeministrisë për ekonominë e financat.

Ai përmes një postimi në Facebook, ku ndau dhe një foto me të, bëri të ditur se Röller ka shërbyer si Kryekëshilltar Ekonomik i kandelares Angela Merkel, ndërsa prej disa muajsh, ka marrë postin e Drejtorit të Bordit të Investimeve të BlackRock-ut, kolosi multinacional me qendër në Shtetet e Bashkuara.

“Kënaqësi e privilegj i veçantë që na bashkohet në rrugën tonë, si këshilltar i kryeministrisë për ekonominë e financat, Lars-Hendrik Röller, me të cilin patëm dy ditë intensive diskutimesh shumë të dobishme.

Lars-Hendrik Röller drejtoi politikat ekonomike dhe financiare të Kancelerisë Gjermane nga viti 2011 e deri në pranverën e këtij viti, duke mbuluar për një dekadë edhe rolin e Kryekëshilltarit Ekonomik të kancelares Angela Merkel. Në këtë rol drejtoi ndër të tjera edhe ekipin e negociatorëve gjermanë në forumet G7 dhe G20.

Prej disa muajsh ai ka marrë postin e Drejtorit të Bordit të Investimeve të BlackRock-ut, kolosi multinacional me qendër në Shtetet e Bashkuara, që menaxhon fondin më të madh në botë me rreth 10 trilionë USD”, shkruan Rama në Facebook.

Related posts