970×90
970×90

Futet në sallën e operacionit polici i plagosur mbrëmë në veri

Futet në sallën e operacionit polici i plagosur mbrëmë në veri

Është futur në sallën e operacionit polici 40-vejçar i cili u plagos mbrëmë gjatë një aksioni të armatosur në Veriun e Mitrovicës.

Polici në këto momente është duke u futur në sallën e operacionit nga mjekët e QKUK-së. Polici është hospitalizuar në QKUK- saktësisht në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.

Drejtori i kësaj klinikë Nazmi Kolgeci i konfirmoi Nacionales për procesin e intervenimit.

“Po veç jemi duke hy në sallë me të për operim. Për 2-3 minuta hyjmë në sallë“, tha Kolgeci për Nacionalen.

E ndëkrohë pak minuta më parë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë dhënë detaje për Nacionalen rreth gjendjes së policit që u plagos mbrëmë gjatë një aksioni të armatosur në veriun e Mitrovicës.

Sipas QKUK-së, polici i plagosur në QKUK ka mbërritur sot rreth orës 8:30.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se sot rreth orës 8:30, një pjesëtar i Policisë së Kosovës i lënduar mbrëmë është pranuar në Qendrën Emergjente, pasi kishte marr trajtimin e nevojshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës. Ekipi i Klinikës Emergjente bashkë me mjekët konsultantë nga klinikat përkatëse kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe rasti, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë. Pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Torakale”, kanë deklaruar nga QKUK.

Related posts