Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Petar Petkoviç, në një konferencë për media ka thënë se sipas Rezolutës 12/44 të Kombeve të Bashkuara, Beogradi do të shqyrtojë kthimin e deri në 1 mijë pjesëtarëve serbë të sigurisë në Kosovë.
“Vendi ynë do të marrë në konsideratë kthimin e 1 mijë pjesëtarëve të forcave tona për të cilat ne kemi të drejtë sipas Rezolutës 12/44. Presidenti i Serbisë ka përsëritur vazhdimisht se nuk do të lejojmë një ‘Stuhi’ tjetër”.