
Agron Bajrami, ambasador i Kosovës në Bruksel, ka reaguar në lidhje me vërejtjet që Komisioni Evropian ia bëri Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi mos për vendosjen e vizave për kosovarët.
Sipas Bajrmit, kjo nxjerrje e Komisionit Evropian është shqetësuese dhe e papranueshme, meqë Kosovës për vite me radhë i është refuzuar lëvizja e lirë në zonën Shcengen.
“Absolutisht e papranueshme që Komisioni Evropian liston Kosovën si një nga vendet e treta, duke kërkuar nga Malin i Zi dhe Maqedonia e Veriut të prezantojë viza për Kosovën”.
“Veçanërisht shqetësuese pasi Kosovës me vite iu mohua padrejtësisht #VisaLib! Dyfish, pasi e gjithë kjo vjen pas marrëveshjeve të Procesit të Berlinit”, ka thënë ai.
Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave.