
I dyshuari për vrasjen e 35 vjeçares shtatzënë ka vrarë veten.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se Sokol Halili është lokalizuar sot nga Policia, dhe i njëjti ka bërë vetëvrasje, para se të dorëzohej tek autoritetet, shkruan Reporteri.net.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njesiteve tē Policise së Kosovës është arritur që të lokalizphet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.
Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet per zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, shkruan Sveçla.