Makiato në Prishtinë ndër vite ka qenë më e preferuara në rajon, tradita të cilën e kanë krijuar kaffe baret e Prishtinës len shumë për të dëshiruar, si për nga vendasit të cilët jetojnë në kryqeytet, por, edhe nga vizitorët që vinë në Prishtinë. Në mesin e shumë kaffe barëve të cilat veprojnë në kryeqytet, apo në zhargonin shoqëror, “kafiqat” Gazeta Projekti ka listuar 5 kafiqat më të mirë.
- Papillon
Në mesin e shumë vendëve kreative të kryeqytetit, Papillon është vendi i preferuar për gjeneratën e mesme të Prishtinës. Me një dizajn unik të stilit europian, i vendosur mu në mes të Prishtinës në lagjen Pejton kaffe bar “Papillon” ka ruajtur traditën e mirë të shërbimit, të cilën e posedon ndër vite. Ambienti i këndshëm të cilin e ofron Papillon i japë jetë kuptimplotë edhe kryeqytetit, nëse një turist e viziton Prishtinën dhe viziton Papillonin nuk ka si mos të kthehet edhe herën tjetër në “Papillon” sepse karakterisitikat të cilat i posedon lokali, të ngjallin emocion relaksi dhe kujtime të bukura. Papillon ofron të gjitha llojet e koktellave, pijevë të ndryshme, alkoolike dhe joalkoolike të shoqëruara me meze më të veqantat të kryeqytetit.
- Apartment 196
Vend i mrekullueshëm dhe një ambient tepër i këndshëm.” Apartment 196” ju ofron stilin Parisien në qendër të Prishtinës, pikërisht në lagjen Pejton. Me një dizajn dhe arkitekur moderne shumë unike. Nëse shkoni në Apartment, ju do të shihni njerëz që kryejnë takimet e tyre biznesore, njerëz që ushqehen me ushqimet shumë të mira cilësore, apo shoqëri të lumtur që kalojnë kohën e tyre të lirë së bashku, një vend i vizituar edhe nga ndërkombëtarët. Po ashtu edhe nëse vendosni që natën të dilni për argëtim, “Apartment” ofron luksin dhe muzikën live, të zhanreve latino, jazz, muzikë të vjetër shqipe me bendet më te mirë vendore, ku shërbehen edhe kokte veçant duke përfshirë edhe të gjitha llojet e pijeve të ndryshme.
- Friends Avenue
Padyshim, njëri nga kafiqat më simpatik të kryeqytetit i cili ofron komoditetin e përshtatshem për takime shoqërore dhe momente relaksi. Mysafirët më të veqant e frekuentojn “Friends Avenuen” edhe për nga vendi në të cilin ndodhet, por, edhe për nga shërbimi cilësor që e ofron. Të nisësh ditën me një kaffe te Friendsit është të mbushesh me energji dhe të jesh i gatshem per sfidat e ditës. Me lokacion në Rrugën B, me një stil unik dhe një dizajn kreativë, me menynë e plotë si për nga ushqimi llojet e ndryshme të pijeve, po ashtu edhe për mezet që ofrohen me një cilsi shumë të lartë nuk mundesh mos me ja prish pak kur del naten.
- Lobby Lounge
Ky është një vend imnponues për adhuruesit e kafes, birrës dhe mezëve të ndryshme. Po ashtu”Lobby lounge” posedon interierin më të veçant të ndërtuar me plot delikatesë ku nuk i lenë hapësire imagjinates. Ushqimi po ashtu është shumë i mirë me menynë e plotë ku mund ti gjeni të gjitha llojet e shërbimit, është një vend i mrekullueshëm relaksues, kryesisht për shkak të stafit të zhurmshëm për punë, por efikas . Me muzikë rezidente ku mund ta gjejë veten çdo person, nga Dj deri të muzika live me këngëtarët më të mirë shqiptar. “Lobby Lounge” gjindet ne Rrugën B dhe vizitohet nga të gjitha moshat.
- Caffe- Z
Ndodhet në fillim të rrugës së famshme të Prishtinës,3 sheshirat ” Caffe Z” është perlë në kurorën e qytetit. Duke pasur parasysh zonën ku janë të vendosur, pronarët kanë investuar duke rregulluar vendin me dizajn shumë të veqantë dhe plot pozitivitet. Me një stil të kaffe barëve Londineze, i vendosur në qendër të kryeqytetit,”Caffe Z”, ofron të gjitha shërbimet, duke filluar nga të gjitha llojet e kaffes, ushqimit dhe pijet që shoqërohen me koktejet më të mirë të qytetit deri të birrat “krudo” të cilat shërbehen në “Caffe Z”. Me një traditë 11 vjeçare e nisur në vitin 2007, “Caffe Z” ka ruajtur traditën e mirë të shërbimit për klientët e vet. Ky kafiq është i njohur edhe për festat të cilat i organizon në mënyre përfekte dhe me muziken më të mirë të kohës ku klientet argëtohen me këngëtaret më të famshem të muzikës shqiptare. Shkruan Gazeta Projekti.