970×90
970×90

Osmani takon kryetarin e Kuvendit të Bullgarisë, kërkon mbështetje për antarësimin e Kosovës në KE

Osmani takon kryetarin e Kuvendit të Bullgarisë, kërkon mbështetje për antarësimin e Kosovës në KE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari për vizita zyrtare ka takuar kryetarin e Kuvendit të Bullgarisë e këtij shteti, Vezhdi Rashidov.

Siç njofton zyra e Osmanit, në këtë takim Osmani ka falenderuar Rashidov për mbështetjen ndaj Kosovës duke kërkuar që kjo përkrahje të vazhdoj edhe për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Presidenca ka njofruar se në këtë takim është diskutuar edhe për situatën aktuale politike në Kosovë ku Osmani ka theksuar se është e rëndësishme që vendimi për liberalizimin e vizave të bëhet gjatë presidencës çeke të BE-së. Kurse sa i përket dialogut me Serbinë ka ritheksuar se ai duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.

Ndër të tjera, Osmani ka vlerësuar edhe harmonizimin e Bullgarisë me qëndrimet e NATO-së dhe BE-së për Ukrainën.

Related posts