970×90
970×90

Pezullohet nga puna në QKUK logopedi që abuzoi me 5-vjeçaren me autizëm

Pezullohet nga puna në QKUK logopedi që abuzoi me 5-vjeçaren me autizëm

Është pezulluar nga puna në QKUK logopedi Iljasa Fazliu. E gjithë kjo pas publikimit të një videoje ku shihet Fazliu tek sa abuzon psiqikisht me një 5-vjeçare të diagnostikuar me autizëm.

E pas këtij skaldali Komisioni Dispiplinor i QKUK-së ka vendosur që ta pezullojë nga puna logopedin.

Kështu kanë konfirmuar për Nacionalen zyrtarë të SHSKUK-së.

Ju njoftojmë se pas informatës me shkrim nga drejtori i Klinikës së Otoringologjisë, në lidhje me situtaën e u.d. shefit të dektologjisë, i njëjti është pezulluar nga puna, nga Komision Disiplinor i QKUK-së, në bazë të Ligjit NR. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, nenit 85 paragarfi 1”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së dhënë gazetës.

Megjithatë nga kjo zyre pyetur nga Nacionale se a ka pasur logopedi licencë të punës në kohën kur është emëruar në pozitën e u.d. i shef i defektologjisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL).

Ju njoftojmë se i njëjti në kohën kur ka pranuar detyrën e u.d. shefit ka prezentuar licencën valide të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila figuron në dosjen e personelit”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Kujtojmë se në vikend u publikua një video në medie. Në të dëgjohet logopedi Fazliu duke e sharë e ofenduar fëmijën me autizëm teksa dëgjon të qarat e tij.

Pas këtij skandali, policia e ka arrestuar logopedin Iljasa Fazliun.

Por gjendja shëndetësore e Iljasa Fazliut nuk raportohet të jetë e mirë. Sipas avokatit të tij, Donat Huruglica, pacienti i tij tash e dy ditë po trajtohet në spitalin e Gjilanit si pasojë e shqetësimeve e gjendjes shëndetësore e emocionale që ai thotë se i ka pësuar pas publikimit të videos.

Klienti im është në spital duke u trajtuar. Seancën dëgjimore e ka mbajtur në spitalin rajonal të Gjilanit”– tha avokati.

Megjithatë, hollësi për gjendjen shëndetësore të logopedit Iljasa Fazlit dha të martën edhe drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Arsim Emini.

Mund të ju informojë se pacienti është duke u trajtuar te ne. Sot i janë marrë mostrat e gjakut dhe porsa t’i kemi rezultatet, do të vendosim për trajtimin e mëtejmë. Në spital është pranuar me hipertension dhe me sheqer, ndodhet në repartin e Internos”- i tha Nacionales drejtori i Spitalit të Gjilanit.

Kujtojmë se Iljasa Fazliu ishte emëruar u.d. i shefit të shërbimit të Logopedisë në QKUK nga u.d. drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Related posts