970×90
970×90

SHBA-të urojnë Shqipërinë: Jemi krenar që qëndrojmë krah për krah popullit shqiptar

SHBA-të urojnë Shqipërinë: Jemi krenar që qëndrojmë krah për krah popullit shqiptar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë uruar Shqipërinë për 110-vjetorin e pavarësisë së saj, duke theksuar partneritetin e vazhdueshëm.

Sekretari Antony Blinken ka thënë se me nisjen e shekullit të ardhshëm të marrëdhënieve mes shteteve, SHBA-të janë krenare që qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ka uruar popullin shqiptar.

Blinken ka theksuar duke përkrahur Ukrainën dhe duke ndriçuar veprimet keqdashëse në Evropë e botë, Shqipëria ka treguar një lidership dhe guxim.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë të nderuara të punojnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa ju vazhdoni të jepni kontribute të fuqishme në skenën globale”, ka thënë Blinken.

Siç ka potencuar Blinken, Shtetet e Bashkuara janë krenare që festojnë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e gjerë e të fortë që kanë ndërtuar së bashku.

Për SHBA-të, kontributet e çmuara të Shqipërisë si një aleate e NATO-s ndihmojnë në mbajtjen e Aleancës të fortë, të përgatitur dhe të vendosur.

“Shtetet e Bashkuara falënderojnë gjithashtu Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj në zhvendosjen e afganëve”.

Administrata Biden do të mbetet e përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj transatlantike, tha Blinken.

“Së bashku, ne po punojmë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të siguruar energji duke avancuar agjendën tonë të përbashkët të klimës për Evropën dhe për të forcuar mbrojtjen kibernetike”, është shprehur sekretari amerikan.

Blinken shtoi se me nisjen e shekullit të ardhshëm të marrëdhënieve mes shteteve, SHBA-të janë krenare që qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar.

“Ndërsa nisim shekullin e ardhshëm të marrëdhënieve tona, ne jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar”, shtoi ai.

Related posts