970×90
970×90

Thellohet skandali: Iljasa Fazliu që e abuzoi 5-vjeçaren me autizëm, s’ka fare licencë për logoped

Thellohet skandali: Iljasa Fazliu që e abuzoi 5-vjeçaren me autizëm, s’ka fare licencë për logoped

Iljasa Fazliu dyshohet se ka abuzar me një 5-vjeçare me autizëm. Incizmet që kanë dalur sot në Insajderi, tregojnë se si Fazliu e ofendonte dhe abuzonte vajzën e vogël.

Skandali është thelluar pasi është konfirmuar se Iljasa Fazliu nuk kishte licensë për të punuar si logoped.

Iljasa Fazliu nuk është anëtar i Odës së Infermierëve të Kosovës dhe nuk ka fare licencë të punës si logoped nga kjo organizatë.

Këtë e ka konfirmuar vet OIK përmes një përgjigje për Gazetën, ku kanë thënë se Fazliu nuk figuron në databazën e tyre.

“Ju njoftojme se personi per te cilin i referoheni nuk ka licence dhe as nuk figuron ne databazen e Odes se Infermiereve te Kosoves”, kanë deklaruar nga OIK. Oda e Infermierëve ka thënë se derisa Fazliu nuk është anëtar i tyre, nuk mund të marrin masa ndaj tij.

“Andaj, derisa nuk ka licence tek OIK, pergjegjesia per masa tejkalon domenin e OIK”, kanë deklaruar nga OIK.

Iljasa Fazliu është shef i Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e ORL-së në QKUK. Këtë pozitë e kishte marr nga ud.drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi në shtator të këtij viti.

Related posts