
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët, ndërsa të dielën parashihet të bie edhe borë.
IHK njofton se të dielën parashihet të bie borë në viset e larta malore, ndërsa në viset e ulëta reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore. Shtresa të borës parashihen vetëm në viset e larta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.