
Në Batllavë ka nisur rrënimi i vilave që janë ndërtime pa leje.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Fatri Zhitia, zëdhënës në Komunën e Podujevës.
Ai tha se rrënimi i vilave pa leje ka nisur sot në mëngjes dhe pritet të rrënohen pesë vila.
“Ka fillu sot në mëngjes aksioni për rrënimin e vilave. Planifikohen 5 vila me u rrënu. Ditën e hënë ka pas me u zhvillu ky aksion , policia ka kërku me u shty për sot për shkak të zhvillimeve”, tha Zhitia për Express.
Ai tha se nuk ka rezistencë nga banorët aty dhe ato vila që po rrënohen janë ndërtime pa leje.


