970×90
970×90

Albin Kurti tregon se përse i kërkoi falje kryediplomatit të BE-së Josep Borrell

Albin Kurti tregon se përse i kërkoi falje kryediplomatit të BE-së Josep Borrell

Në seancën e rregullt të Kuvendit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shpalosur detaje nga diskutimet në Bruksel.

Duke folur për këtë punë, Kurti ka shpalosur një detaj. Ai ka thënë se gjatë një takimi që e kishte pasur në Paris më 11 nëntor ishte takuar me kryediplomati i BE-së, Josep Borrell si dhe Lajçakun.

Në bisedë e sipër me ta, Kurti thotë se ka diskutuar për propozimin franko-gjerman. Por gjatë bisedës Kurti citon që Borrrell t’i ketë thënë ashpër që mos ta quajë propozimin franko-gjerman por Evropian.

Më datën 11 nëntor kur e kam takuar në Paris zt. Borrell e Lajcak me ekipin tim të këshilltarëve kur isha atje. Unë kur thash propozimin franko-gjerman ai reagoi bukur ashpër dhe tha ky është propozim evropian. Unë i thash në rregull, tash e tutje do ta quaj propozimin evropian më mbështetjen e Francës e Gjermanisë. Mirëpo unë të hënën e pashë që është në fakt franko-gjerman. Por meqë insistohet të quhet i Bashkimit Evropian, nuk kam problem me atë punë”, ka thënë Kurti.

Tutje Kurti ka treguar se në takimin e tij me presidentin e Serbisë, nuk i është ofruar ajo që është dakorduar mbrëmë dhe se kryediplomati i BE-së, Josep Borell ka ndryshuar deklaratën.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka ndryshuar qëndrim.

“Deklarata e Borell që një gjë e tillë nuk ishte e përfshirë dhe tash ajo figuron saktësisht. Nuk ka qenë në ditën e hënë në teksitn i cili që më është afruara.”

Besoj që kjo është një arritje e madhe sepse për herë të parë procesi i dialogut hynë në një fazë mbi kornizën e përgjithshme që do të jetë ligjërisht e obligushme dhe do t’i zgjidh problemet fundametale nga prizma e së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë ai.

“Nuk është marrëveshje. Është një dakordim, e jo marrëveshje. Ne nuk kemi ndryshu qëndrim. Borel ka ndryshua deklaratën. Marrëveshja e mbrëmshme nuk është marrëveshje për targat.”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Related posts