
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që menjëherë ta anulojë vendimin e sotëm, me të cilin iu ulën pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Zogaj në një konferencë për media ka thënë se KGJK’ja dhe Gjykayay do ta pezullojnë bashkëpunimin me Qeverinë dhe pjesëmarrjen në çdo aktivitet që organizohet apo janë pjesëmarrës përfaqësues të Qeverisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ai ka bërë me dije se edhe puna e Gjykatave do të reduktohet dhe do të vazhdojë puna vetëm për shërbime esenciale.
Nëse vendimi s’shfuqizohet, Zogaj ka paralajmëruar edhe masa të tjera,
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Kryetarët e Gjykatave kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që menjëherë ta anuloj vendimin. Puna e Gjykatave reduktohet dhe do të vazhdojë vetëm për shërbimet esenciale. Këshilli Gjyqësor dhe gjykatat pezullojnë bashkëpunimin dhe pjësëmarrjen në çdo aktivitet që organizohet apo janë pjesëmarrës përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës. Në qoftë se Qeveria nuk e shfuqizon vendimin, KGJK më 8 dhjetor do të vendos për masa tjera”, ka deklaruar Zogaj në konferencë për media.