970×90
970×90

Ndalohet qarkullimi për këmbësor përgjatë dy anëve të Shtratit të Lumit Erenik

Ndalohet qarkullimi për këmbësor përgjatë dy anëve të Shtratit të Lumit Erenik

 

Gjendja e krijuar pas reshjeve të shiut rreth lumit Erenik në Junik ku janë shkaktuar shumë dëme, ka bërë që Komuna ta merr një hap të rendësishëm për sigurimin e jetës së qytetarë, shkruan Gazeta Projekti.

Kryetari i Komunës ka marr vendim që të ndalohet qarkullimi për qytetarët nga të dy anët.

Lajmi i plotë nga Komuna:

Ndalohet qarkullimi për këmbësor përgjatë dy anëve të Shtratit të Lumit Erenik

Te nderuar qytetarë ju njoftojmë se te reshurat e ditës se sotme e kane rritur edhe me shume vëllimin e rrjedhjes se ujit te lumit Erenik duke shkaktuar dëme te konsiderueshëm dhe rrezik për këmbësor përgjatë dy anëve të shtratit të lumit.

Prandaj ndalohet përkohësisht qarkullimi këmbësor në të dy anët e shtratit të lumit Erenik, ju lutemi të respektoni vendimin nga shtabi emergjent komunal.

Kryetari i Komunës z. Ruzhdi Shehu së bashku me shtabin emergjent, policinë, zjarrfikësit dhe kompanitë ndihmëse janë në teren dhe po e përcjellin nga afër gjendjen.
Ju lutem per çdo rast njoftoni në numrin emergjent 112

Related posts