970×90
970×90

Arabia Saudite shënon fitore ndaj Argjentinës, gëzohet sikur ta kishte fituar kampionatin

Arabia Saudite shënon fitore ndaj Argjentinës, gëzohet sikur ta kishte fituar kampionatin

Arabia Saudite e ka mposhtur Argjentinën, me rezultat 2-1, në kuadër të ndeshjes së parë në Grupin C.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Lionel Messi, në minutën e 10’, nga penalltia, derisa me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Arabia e barazoi fillimisht rezultatin me Saleh Al-Shehri, teksa vetëm katër minuta më vonë, Arabia Saudite kaloi në epërsi me S. Al Dawsari. Me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja.

Kështu Arabia pas fitores, prin në Grupin C, me tri pikë./Klankosova.tv.


90′ Përfundon ndeshja mes Argjentinës dhe Arabisë Saudite.

73’ Argjentina është duke e dominuar deri më tani ndeshjen, por pa arritur të gjejë rrugën për te goli.

53′ Arabia Saudite ka kaluar në epërsi ndaj Argjentinës. Golin e ka realizuar S. Al Dawsari.

May be an image of 3 people, people playing sport and outdoors

May be an image of 2 people, people playing sport and grass

49’ Arabia Saudite e ka barazuar rezultatin ndaj Argjentinës, me golin e S. Al-Shehri

46′ Ka filluar pjesa e dytë në mes Argjentinës dhe Arabisë Saudite. Messi me bashkëlojtarët e tij do të provojnë që ta mbyllin ndeshjen.

45′ Argjentina shkon në pushimin në mes dy pjesëve në epërsi prej një goli, ndaj Arabisë Saudite. Golin e vetëm e ka shënuar Lionel Messi, në minutën e 10’. Argjentina shënoi edhe tri herë të tjera, mirëpo golat u anuluan për shkak të pozitës jashtë loje.

11′ Lionel Messi e ka barazuar Ronaldon me gola në Kampionatin Botëror, pas të dytë deri më tani kanë shënuar shtatë gola.

10′ Argjentina ka kaluar në epërsi ndaj Arabisë Saudite, me golin e Lionel Messit, i cili ishte i saktë nga penalltia.

Image

1’ Ka filluar ndeshja në mes Argjentinës dhe Arabisë Saudite.

Related posts