
Reshjet e mëdha të shiut kanë krijuar përmbytje në disa zona të vendit.
Pamje të përmbytjeve janë publikuar nga Istogu e Peja, raportohet se përmbytje ka edhe në Junik.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe nënkryetari i Juniku, Besart Tofaj i cili tregon për gjendjen atje.
Lajmi i plotë:
Të dashur qytetarë të Junikut,
Ju lutemi për kujdes të shtuar për shkak të reshurave të dendura të shiut që kanë përfshirë Komunën tonë, e që ka bërë që niveli i ujit në Lumin Erenik të rritet e që pastaj rrezikon edhe të dal nga shtrati.
Krahas thirrjes për kujdes ju lutemi që në rast të ndonjë emergjence të lajmëroni Zjarrfiksat (193) apo edhe Policinë e Kosovës (192).
Kjo gjendje mund të vazhdoj edhe në ditën në vijim sepse sipas IHMK-së, zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë në Dukagjin, qytetet Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë dhe Rahovec.
https://ihmk-rks.net/?page=1,40,66
Elbert Krasniqi Hysen Durmishi